Përshëndetje!
Harabel Baby është dyqan që ofron një përzgjedhje të veçantë dhuratash për vajza dhe djem të porsalindur, ku çdo detaj është menduar me kujdes – nga produktet unike deri te paketimi i tyre.

Rreth nesh,
Harabel Baby u krijua me pasion në janar të vitit 2021 me një qëllim të qartë: të sjellë cilësi dhe kujdes përmes produkteve të përzgjedhura me dashuri për prindërit e rinj. Të bëhesh prind është një përvojë e jashtëzakonshme, dhe ne e kuptojmë sa e rëndësishme është që çdo detaj të jetë i menduar me kujdes.
Për këtë arsye, koleksionet tona përfshijnë dhurata unike dhe produkte cilesore, të përzgjedhura me kujdes për t’i dhënë ngrohtësi dhe gëzim çdo familjeje të re. Nga paketimet elegante e deri te produktet e buta dhe të sigurta për lëkurën e ndjeshme të foshnjave, ne fokusohemi në cilësi, estetikë dhe kujdes për detajet.
Përmes dyqanit tonë e kemi bërë më të lehtë të:
🎁 Gjeni dhurata të gatshme – zgjidh një kuti të kuruar me kujdes për çdo rast. E përgatitur me dashuri, gati për të sjellë buzëqeshje!
📦 Krijoni kutinë tënde – përzgjedh produkte dhe krijo një dhuratë unike për dikë të veçantë!
🛍️ Blini tek e tek - vetëm një produkt të duhet? Pa problem, blej çka të pëlqen ne mesin e produkteve të përzgjedhura.
✨ Personalizoni produkte – Një prekje unike e bën çdo produkt edhe më të veçantë! Ideale për dhurata me vlerë emocionale të shtuar.
Tek Harabel Baby, ne besojmë në momente të paharrueshme dhe kujtime të bukura, prandaj çdo produkt është i përzgjedhur për të sjellë një përvojë të këndshme për prindërit dhe një fillim të ngrohtë për të vegjlit e tyre.
Faleminderit që na zgjodhët për të qenë pjesë e këtyre momenteve të veçanta!